Humbni 7 kilogramë për dy javë

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 11:58
Humbni 7 kilogramë për dy javë

Kjo dietë është ideale për të gjithë që nuk dëshirojnë që të mendojnë shumë në lidhje me atë se çfarë të hanë e çfarë jo dhe që nuk dëshirojnë të numërojnë kaloritë. Është e përkryer për verë sepse është e mbushur me ushqime të lehta, e nëse e mbani për 14 ditë mund t'i humbni edhe deri në 7 kilogramë, natyrisht nëse përfshini edhe aktivitetin fizik. Bëhet fjalë për dietën me tranguj, e cila mund të mbahet për 10 ose 14 ditë.

Popullaritet të madh ka arritur sepse shujtat përgatiten lehtë, dhe nuk keni nevojë të vuani nga uria, sa herë që keni uri mund të konsumoni sallatë me tranguj. Ushqimet që mund t'i konsumoni gjatë kohës së kësaj diete janë trangujt, vezët, peshku tuna, mishi i bardhë i pulës, patatet e ziera, pemët e freskëta, buka integrale e mund të pini ujë, çaj dhe kafe, natyrisht pa sheqer. Sallatën me tranguj mund ta konsumoni në sasi të pakufizuara dhe secilën herë kur të jeni uri, e ushqimet tjera duhet t'i konsumoni si në vijim: - 2 vezë të ziera ose 150 gramë tune pa vaj ose 150 gramë mish të bardhë të pjekur në skarë - 2 patate të përgatitura në avull ose tri feta buke integrale - 500 gramë pemë të freskëta të sezonit Gjatë dietës duhet të shkoni herët për të fjetur, e suksesin e keni të garantuar pas 14 ditëve. Gjatë një dite duhet të hani pesë herë, tri shujta kryesore dhe dy zamra.

(Kosova Sot Online)