A është kjo ëmbëlsira më e vjetra në botë!

  • A.P /
  • 01 January 2023 - 10:48
A është kjo ëmbëlsira më e vjetra në botë!

Edhe pse qiqrat dhe fasulet nuk futen në kategorinë e të ëmblave, ato janë përbërësit kryesorë të një prej ëmbëlsirave më të vjetra në botë, madje ata që e kanë provuar, thonë se është edhe me e shijshmja në botë.

E beson apo jo, kjo ëmbëlsirë quhet ashure.

Sipas traditës islame, ashurja - e cila shpesh quhet 'Pudingu i Noes' - u përgatit si një pjatë feste nga familja e profetit pasi i mbijetoi përmbytjes së madhe dhe mbetën të izoluar në mal pa pothuajse asgjë. Legjenda thotë se ëmbëlsira u krijua me rreth 12 kokrra frutash të thata, arrash dhe bishtajoresh të ndryshme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".. Ajo u krijua duke kombinuar çdo përbërës që kishte mbetur ende në arkë.

 

A është ëmbëlsira që gatuajmë edhe ne

Pjata është e ëmbël, e pasur në vlera dhe me shije frutash. Kur përgatitet e nxehtë është e lëngshme. Kurse, kur ftohet, ngrin si xhelatinë. Ashtu si ashurja që gatuhet edhe në Shqipëri.

Përveç kurorës si ëmbëlsira më e vjetër në botë, e njohur deri tani, ajo ka edhe një vlerë shpirtërore për Turqinë, prej legjendës.

A është ëmbëlsira që gatuajmë edhe ne

Ashure do të thotë '10' në arabisht dhe i referohet ditës së dhjetë të muajit Muharrem, muajit të parë të kalendarit islamik. Ëmbëlsira gatuhet në shtëpi gjatë asaj jave dhe u shpërndahet miqve, duke simbolizuar përhapjen e dashurisë dhe bollëkut.

Ndërsa ka receta të panumërta për këtë ëmbëlsirë, përbërësit e zakonshëm përfshijnë qiqrat, fasulet, drithërat, arrat dhe frutat.

(Kosova Sot Online)