A keni dëgjuar për melhemin çudibërës?

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 09:58
A keni dëgjuar për melhemin çudibërës?

Kohët e fundit nëpër internet po qarkullon një recetë për një melhem çudibërës, të cilin mund ta përgatisni në shtëpi, i cili shëron një spektër të gjerë të sëmundjeve. Ne ju sjellim recetën për këtë melhem. Përbërësit e nevojshëm: • 1 vezë vendore organike • 400 ml vaj bimor ose ulliri • Një pjesë dyllë bletësh - 60 g Ky melhem mund të merret në mënyrë orale, por mund të lyhet edhe lëkura me të.

Nëse e merrni në mënyrë orale, më mirë të përdorni vaj ulliri në vend të atij të bimëve. Përgatitja: Vezën e zieni, nxirrni të kuqët dhe me pirun e shtypni në një enë të vogël, e vajin në një enë tjetër bashkë me dyllin dhe e tretni në temperaturë të ulët. Kur vaji dhe dylli të fillojnë të kërcasin, është koha të shtoni të kuqtë e vezës dhe atë pak nga pak, duke përzier. Pasi që masa të jetë qetësuar, e ktheni përsëri në shporet. Kur të keni hedhur krejt vezën dhe në ketë ngjyrë të errët, e lini të ftohet për 15-20 minuta. Përzierjen e hidhni në kavanoz.

(Kosova Sot Online)