Kënaquni me banane dhe arra, por mos hani çokollatë të zezë

  • E.K /
  • 06 January 2023 - 10:16
Kënaquni me banane dhe arra, por mos hani çokollatë të zezë

Secili pëlqen një zamër pas darkës, por ka shumë ushqime që ndikojnë rrënjësisht në cilësinë dhe kualitetin e gjumit. Nutricistja nga Australia, Susie Burrell, ka zbuluar se cilat janë ushqimet që njerëzit duhet t'i hamë për një gjumë të rehatshëm, por dhe cilat duhet shmangur.

USHQIMET QË NDIHMOJNË: BANANET

Një nga arsyet kryesore përse bananet ofrojnë dobi për gjumin është se janë të pasura me nutriente. Këto nutriente janë kaliumi dhe magnezi. "Për më shumë, karbohidratet natyrale që i hasim në banane gradualisht reduktojnë nivelin e glukozës në gjak që ndihmon në zgjatjen e gjumit për 60 minuta pas konsumimit", thotë Susie.

QUMËSHTI

Duke u rritur shumë fëmijë konsumojnë qumësht të ngrohtë para se të shkojnë në shtrat dhe ka një arsye të fortë për këtë. Susie ka shpjeguar se qumështi është burim i amoniacidit të njohur si triptofan, i cili ndihmon në prodhimin e serotoninës në trup. Serotonina vepron si 'neurotransmetues që në mënyrë natyrale qetëson trupin dhe e promovon gjumin.

ARRAT

Pemët me lëvozhgë të fortë kanë dobi të ndryshme për trupin e njeriut, por Susie ka thënë se arrat ndihmojnë në inkurajimin e gjumit pasi janë të pasura me nutriente. Prania e kalciumit ndihmon trurit në përdorimin e triptofanit për të prodhuar hormonin që promovon gjumin, melatoninën. "Po ashtu, yndyrat esenciale dhe aminoacidet që përfshijnë triptofan, e arrat duhet konsumuar para se të shkoni në shtrat", thotë Susie.

USHQIMET QË DUHET SHMANGUR: ÇOKOLLATA E ZEZË

Megjithëse konsumuesit e shëndetshëm konsumojnë çokollatë të zezë kur i kap dëshira për ëmbëlsira, prapë nuk duhet ta konsumoni kur afron koha e gjumit. Kjo për fatin se çokollata e zezë përmban më shumë kafeinë se sa çokollata e zakonshme. 'Kjo do të thotë se çokollata e zezë para gjumit shkakton vështirë për të fjetur', shpjegon Susie.

AKULLORJA

Megjithëse një gotë akullore si zamër para shtratit mundet të jetë e mirë për t'i rezistuar, jo gjithmonë është vendimi më i mirë për ta bërë. Kjo vjen falë përzierjes s sheqerit dhe yndyrave që fshihen nga brenda përmbajtjes, në veçanti akullorja që është e mbushur me kubet, që e stimulon trurin në vend se ta relaksojë atë.

USHQIMET E NJELMËTA

Pa marrë parasysh nëse njerëzit konsumojnë picë apo këri, sasia e madhe e kripës ndikon në gjumin e njerëzve. 'Jo vetëm se shpesh kemi telashe me tretjen, por edhe dehidrimi ndikon që të zgjoheni të dëshpëruar natën për ujë', ka shpjeguar ajo. 'Një problem tjetër është se përmbajtja e ushqimeve të njelmëta na stimulon, në vend se të na relaksojë apo të na qetësojë'.

(Kosova Sot Online)