Me pak qepë në gojë

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 14:51
Me pak qepë në gojë

Secili e pëlqen qepën në sallatë, salcë dhe natyrisht me ushqimin e pjekur, por a e keni ditur se cilat veti shëruese i përmban? Jo vetëm se është i hatashëm për shëndetin, por qepa mund të përdoret në shumë mënyra edhe si ilaç. Ndoshta nuk e keni ditur, por qepa është ilaç për problemet me dhëmbë. Mund ta shërojë dhimbjen e dhëmbit, si dhe shumë probleme të tjera që mund të shfaqen. Vendosni pak qepë në dhëmb, nëse keni dhimbje dhe shpejt do të kalojë.

Vetëm nevojitet ta mbani aty për pesë minuta dhe dhimbjet shpejt zhduken. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Qepa përmban përbërës antiseptik dhe kundër inflamacioneve. Kur ta keni kafshuar qepën, ajo lëshon lëngun në gojën tuaj, ku fillon t'i luftojë bakteret dhe inflamacionet. Kjo mënyrë edhe e pakëson infeksionin dhe dhimbjen. Edhe pse qepa shëron dhimbjen e dhëmbit, ekzistojnë edhe disa metoda të tjera. Vaji i karafilit është ilaç i dëshmuar, i cili ndihmon te problemet e dhëmbëve dhe problemet me gojën. Vetëm duhet ta lagni një pambuk me vajin e karafilit dhe ta aplikoni në vendin me dhimbje. Dhimbja do të zhduket brenda disa minutave.

(Kosova Sot Online)