Si t'i luftoni fryrjet pas festave të fundvitit?

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 14:37
Si t'i luftoni fryrjet pas festave të fundvitit?

Pa marrë parasysh sa aktivë dhe të shëndetshëm ndiheni ose jeni, tradita e festave të fundvitit, ushqimet dhe ëmbëlsirat, pijet, e prishin këtë ndjenjë. Lajmi i mirë është se është e pamundur të shtohen shumë kilogramë brenda një periudhe të shkurtë kohore si kjo e festave të fundvitit. Nuk do të shtoni në peshë, por do të ndiheni të fryrë, trupi juaj do të reagojë ndryshe ndaj një gjendjes si kjo. Fryrja është diçka e komplikuar dhe ajo që funksionon për një person nuk funksionon edhe për tjetrin. Mund të shkaktohet nga stresi, pagjumësia, ushqimi, pija, mungesa e ushtrimeve - e lista vazhdon më gjatë. Tamara Duker Freuman, nga Nju- Jorku qartëson disa gjëra në lidhje me fryrjet pas festave

 

ÇFARË ËSHTË FRYRJA?

Fryrja është një term për ndjenjën e ënjtjes dhe të jesh i ngopur, shpeshherë shkakton çrregullim. Nuk ka ndonjë definicion teknik për fryrjen, por më shpesh shkaktohet nga ushqimi ose pijet. Kur konsumojmë substanca, i takon sistemit tretës të merret me to, t'i absorbojë. Disa janë më lehtë se të tjerat. Dhe, gjithçka është ndryshe nga secili. Nervat e dikujt janë më të ndjeshme në sheqer ose fibra, apo proteina të caktuara.

SHMANGNI DIETAT BASHKËKOHORE

Sipas Freuman, janë dy vala të aktiviteteve të larta në praktikën e saj. E para është grupi i humbjes në peshë në fillim të janarit të cilët duan një fillim të freskët. Grupi i dytë është në fund të janarit - me ata që vuajnë pasojat e dietave moderne. 'Këta janë njerëz që kanë adoptuar dietë ekstreme në janar dhe pas disa javësh vërtet ndihen të fryrë dhe nuk e dinë arsyen. Ndoshta kanë tentuar "Whole30" ose dietat 'keto' ose 'paleo'. Kanë menduar se më shumë veprojnë mirë".

MOS HUMBNI TË HOLLA, AS KOHË NË PROBIOTIKË

'Duke thënë "a mos duhet të marr probiotikë " është sikur të pyetni "a duhet të marr vitamina"? Nëse keni mungesë të vitaminave B12, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, atëherë vitamina D nuk ju ndihmon, apo jo? Për popullatën në përgjithësi probiotikët nuk e rregullojnë problemin.

DËGJOJENI TRUPIN TUAJ

Mbi gjithçka, Freuman thotë, vetëm dëgjoni trupin tuaj. 'Unë mendoj se secili do të veprojë më mirë për veten e tyre nëse bëjmë një hap prapa dogmave dietale', thotë ajo. 'Nuk duhet të gjithë të ushqehemi njëjtë. Konsumoni atë që ju bën të ndiheni mirë dhe që ju kënaq'.

(Kosova Sot Online)