6 mënyra për të trajtuar të djegurat e lëkurës nga…

  • E.K /
  • 23 January 2023 - 10:19
6 mënyra për të trajtuar të djegurat e lëkurës nga…

Lëkura e djegur është lëkura që dhemb, shfaqet si pasojë e ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve agresive ultravjollcë. Kjo shkakton skuqje në sipërfaqen e indit, irritim dhe simptoma të tjera aspak të këndshme për disa ditë rresht

BËNI DUSH

Nëse e bëni një dush me ujë të ngrohtë, kjo metodë është një nga hapat e parë për të kontrolluar të djegurat dhe të kruarat e shkaktuara si pasojë e rrezeve agresive. Mos përdorni as ujë të nxehtë e as të ftohtë, kjo për faktin se indet janë tepër të ndjeshëm.

SHMANGNI SAPUNIN APO XHELIN

Aplikimi i sapunëve me aromë apo xhel dushi mundet të jetë e dëmshme, sepse këto prodhime i irritojnë indet dhe pengojnë procesin shërues. Më së miri do të ishte t'i shmangni këto produkte derisa simptomat të përmirësohen. Në vend të tyre, përdorni zgjidhje natyrale antiseptike.

APLIKONI XHEL NGA ALOE VERA

Xheli nga aloe vera është një nga tretmanët më të mirë natyral për ta zbutur lëkurën në raste të djegies nga dielli. Ka veti kundër inflamacioneve dhe antiseptiku, redukton edhe rrezikun për infeksion. Më e mira nga kjo, nuk shkakton reaksion alergjik dhe mund ta përdorni disa herë në ditë.

PINI SHUMË UJË

Dehidrimi i lëkurës është një nga efektet anësore të djegurave nga rrezet e diellit. Kjo edhe është arsyeja se konsumimi I më shumë ujit se sa zakonisht është me rëndësi për të parandaluar dehidrimin. Uji ndihmon në riparimin e indeve të brendshme, ofron hidratim dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

PËRDORNI KAMOMIL

Një çaj i ftohtë kamomili mundet të reduktojë të djegurat, të kruarat dhe simptomat e tjera që ndërlidhen me këtë lëndim. Nëse bëni një banjë me të apo aplikoni kompresa të ftohta kamomili ka një efekt kundër inflamacioneve që ofrojnë lehtësim pa pasur efekte të dëmshme anësore.

MBRONI LËKURËN NGA DIELLI

Derisa lëkura juaj është e djegur, duhet të shmangni secilin ekspozim të saj në diell. Nëse rrezet ultravjollcë kanë kontakt me pjesët e dëmtuara, mundet ta përkeqësojë dhe të shtojë rrezikun për kancer. Duhet të përdorni krem cilësor dielli apo rroba që komplet mbulojnë lëkurën e dëmtuar.

(Kosova Sot Online)