Si mund ta ulin nivelin e kolesterolit

  • A.P /
  • 23 January 2023 - 14:35
Si mund ta ulin nivelin e kolesterolit

Shkencëtarët nga Toronto dhe Londra theksojnë se mund ta ulin nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak, nëse së bashku konsumohen bademi dhe buka e bardhë.

Por, kjo nuk u sugjerohet që të gjithëve, sepse kjo pemë është e pasur me yndyrë. Edhe pse tingëllon e pabesueshme. Në studim vullnetarët për çdo ditë kishin konsumuar 50 gramë bukë të bardhë me 30, 60 ose 90 gramë badem.

Pas një kohe të caktuar, ishte vërtetuar se niveli i sheqerit dhe i kolesterolit në gjak ishte shumë më i ulët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, në krahasim me vetëm kur kanë ngrënë vetëm bukë. Po ashtu, efekti ishte shumë më i theksuar tek ata persona, që kishin ngrënë 90 gramë badem.

(Kosova Sot Online)