Tri arsye të shkëlqyeshme që ditën ta filloni me këtë lëng

  • E.K /
  • 24 January 2023 - 12:48
Tri arsye të shkëlqyeshme që ditën ta filloni me këtë lëng

Kur t'i vëreni të gjitha arsyet pse duhet ta pini këtë lëng, nuk do të mund ta imagjinoni ditën pa të.

PARANDALON KANCERIN

Lëngu nga lakra e freskët përmban izocianat, grupin e substancave kimike që nxitin sekretimin e estrogjenit dhe ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit, mushkërive, prostatës dhe zorrës së trashë. Krahas kësaj, ndihmon edhe në shërimin e të prekurve nga kanceri.

I SHKËLQYESHËM EDHE PËR ZORRË

Lakra është e hatashme për pastrimin e zorrëve dhe shpeshherë përdoret në trajtimin e kolitisit. Përmban klor dhe squfur, dy përbërës të rëndësishëm për shërimin e inflamacioneve në zorrë të trashë. Pas konsumimit të lëngut nga lakra do të keni gazra, por kjo nuk duhet t'ju brengosë, përkundrazi.

I HATASHËM PËR DIETËLëngu nga lakra e freskët është aleat i madh në luftën kundër kilogramëve shtesë dhe ndihmon në pastrimin e pjesës së sipërme të zorrës së trashë. Krahas kësaj, ka pak kalori.

(Kosova Sot Online)