Shenjat se duhet të hani më shumë perime

  • A.P /
  • 01 February 2023 - 14:23
Shenjat se duhet të hani më shumë perime

Nëse jeni një nga ata njerëz që konsumoni shumë mish të përpunuar, me siguri kjo vjen si pasojë pasi ndiheni gjithmonë të uritur. Për këtë arsye në ushqimin tuaj duhet të shtoni perime, sepse ato dhurojnë ndjenjë më të gjatë të ngopjes. Perimet përmbajnë fitokemikate dhe antioksidues, së bashku me vitaminat e kompleksit B, e mungesa e tyre në organizëm mund të sjellë deri te lodhja psikike dhe fizike.

 

SËMURENI SHPESH

Sistemi imun "ushqehet" me vitamina dhe mineralet nga perimet. Nëse nuk i keni në sasi të mjaftueshme, shpeshherë mund të jeni të prirë që të prekeni nga infeksionet e ndryshme dhe sëmundjet. Për këtë arsye, në ushqimin tuaj shtoni më shpesh ushqime, si brokoli dhe kërpudha. Ato ndihmojnë që sistemi juaj imun të forcohet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Shtesat me multivitamina kurrë nuk mund të jenë zëvendësim adekuat për ushqimin e duhur. Organizmi i njeriut më mirë i absorbon vitaminat dhe mineralet nga ushqimet se sa nga shtesat me vitamina. Nëse keni telashe me tenin, kjo është shenjë se ju mungojnë vitaminat në organizëm. Ushqimin pasurojeni me spinaq, tranguj, avokado, patate të ëmbla, speca, sepse mbrojnë prej radikalëve të lirë.

(Kosova Sot Online)