Ja lëngu që parandalon ftohjet dhe gripin

  • A.P /
  • 01 February 2023 - 14:27
Ja lëngu që parandalon ftohjet dhe gripin

Mjalti ka efekte të forta antibakteriale dhe ndikon sikurse një antibiotik. Ekspertët kanë theksuar se ndikon mirë në shërimin e plagëve të infektuara. Për vetitë shëruese të kurkumës kemi folur disa herë, se ndikon mirë kundër inflamacioneve.

 

Në kombinim me qumësht dhe sherbelë, bimë e cila ka efekte kundër viruseve dhe baktereve që ndikojnë mirë kundër fytit të irrituar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, infeksioneve në gojë, do të fitoni një lëng që vepron si analgjetik, ilaç ky që ju mbron nga gripi dhe ftohjet

PËRBËRËSIT:

- 250 ml qumësht, - 1 lugë sherbelë të tharë, - 1 lugë mjaltë, - 1 lugë kurkumë (1/2 për fëmijë).

Përgatitja: Vloni qumështin ku keni hedhur një lugë sherbelë të thatë. Pasi të ketë vluar, masën e lini të mbuluar me kapak për 15 minuta. Më pas qumështit i shtoni mjaltin dhe kurkumën dhe i përzieni mirë.

(Kosova Sot Online)