
Lexoni edhe:
'Martohen' Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, shkëmbejn puthjen e parë
Derisa disa ushqime duhet të hahen të freskëta, të tjerat mund të jenë të dëmshme nëse konsumohen pa i përpunuar termikisht.
'Martohen' Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, shkëmbejn puthjen e parëLexoni edhe:
Farat/bërthamat e mollëve, pjeshkave, dardhave dhe kajsive – Edhe pse mund të duken të shijshme farat e këtyre pemëve përmbajnë substancën e quajtur amigdalinë, e cila mund të shndërrohet në cianid. Por, duhet të hani sasi enorme të farave, për të ardhur deri te helmimi.
Patatet e gjelbra – Kur të vjetrohen, patatet mund të marrin një nuancë të ngjyrës së gjelbër. Nëse ekspozohen në diell, në patate mund të rritet përqendrimi i substancës solaninë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, e cila mund të shkaktojë dhembje të kokës, lodhje, mundim dhe probleme me lukth. Për këtë shkak, më së miri është që patatet të ruhen në vend të thatë e të errët.
Fasulet - Substanca lektinë që gjendet në fasulet e papjekura mund të shkaktojë mundim, vjellje dhe trazim të lukthit. Para se t’i përgatitni, fasulet duhet mbajtur në ujë të paktën pesë orë.
(Kosova Sot Online)