
Lexoni edhe:
'Martohen' Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, shkëmbejn puthjen e parë
Në bazë të asaj se çfarë grupi të gjakut keni, mund ta dini se çfarë çaji është më mirë të pini
. GRUPI I GJAKUT 0
Personat me këtë grup të gjakut duhet të evitojnë qumështin, bishtajat dhe glutenin. Çaj që preferohet për ta është ai në bazë të xhenxhefilit, xhensenit, çajit të gjelbër “Sencha” dhe atij “Mat?”, i cili njihet si zëvendësim i mirë i kafes.
'Martohen' Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, shkëmbejn puthjen e parëLexoni edhe:
GRUPI I GJAKUT A
Kemi të bëjmë me persona emocionalë dhe analitikë, që janë të prirë për stres. Edhe pse kafja nuk iu pengon, herë pas here duhet të pinë çaj. Për këta persona preferohet çaji tajvanez i gjelbër, “Gunpowder”, çaji i lules së jaseminit, kombinimi i jaseminit të argjendtë me çajin e gjelbër “Ying Hao”, si dhe përzierja e qindfletëshit (lloj bime), kumakut dhe trumzës.
GRUPI I GJAKUT B
Këta persona kanë metabolizëm të ngadaltë dhe janë të prirë ndaj sëmundjeve autoimune. Për ta preferohet çaji i ri jeshil, çaji organik i gjelbër, apo çaji i kuq “rooibos”, pa shtesa të tjera.
GRUPI I GJAKUT AB
Këta persona janë intuitivë, nuk stresohen, por kanë libido të ulët. Duhet të përqendrohen te llojet e veçanta të çajit jeshil dhe të ngjashëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Por, ideal për ta është edhe çaji natyral i verdhë. Për meshkujt e këtij grupi preferohet përzierja e çajit nga hithrat, menta, “catuaba” dhe “rooibos”-i.
(Kosova Sot Online)