Dafina kundër kollës

  • E.K /
  • 03 February 2023 - 11:58
Dafina kundër kollës

Kolla është gjendja më e pakëndshme që shfaqet gjatë dimrit. Nëse edhe ju keni këtë problem, provojeni shurupin vendor, i cili mirë ndikon në fytin tuaj. Ju nevojiten 6 gjethe të dafinës, 2.5 dcl ujë, 6 lugë sheqer (më së miri sheqer të vrugtë) 1 limon.

Vlojeni ujin. Shton dafinën dhe zieni për 6-10 minuta. Largoni gjethet e dafinës, i vendosni në enën në të cilën do ta përgatitni shurupin, dhe e përzieni sheqerin dhe shtrydhni limonin. Përzieni mirë dhe prisni që sheqeri të shkrihet. Merrni nga një lugë disa herë në ditë.

(Kosova Sot Online)