Hudhra u sugjerohet këtyre personave

  • A P /
  • 03 February 2023 - 14:31
Hudhra u sugjerohet këtyre personave

Hudhra u sugjerohet të gjithë atyre personave që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka njohur vetitë shëruese të hudhrës. Matthew J. Budoff, ekspert në fabrikën "BioMed LA", thekson se studimi është fakt i ri për suplementet që ndikojnë në pakësimin e grumbullimit të pllakave në arterie, që mund të ndikojnë me sëmundje të zemrës.

 

Ekspertët kanë përcjellë gjendjen e 55 pacientëve, nga mosha 40 deri 75 vjeçe, ku disa kishin vuajtur nga shtypja e gjakut dhe mbipesha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, e të tjerët nga sëmundjet kardiovaskulare. Nga të gjithë, ishte vërtetuar se grupi që për çdo ditë që kishte konsumuar ekstrakte të hudhrës, sasia e pllakave të grumbulluara në artere ishte ulur për 80 për qind. 

(Kosova Sot Online)