Sasitë e fshehta të sheqerit në pije alkoolike

  • A.P /
  • 05 February 2023 - 09:41
Sasitë e fshehta të sheqerit në pije alkoolike

Nuk jeni alkoolist, nuk pini shpesh dhe nuk mendoni se është keq që nganjëherë, për shembull gjatë fundjavës, të pini pak vodkë, uiski ose konjak? Po ta dinit se sa sheqer fshihet në këto pije alkoolike, do ta dinit pse një gjë e tillë është e keqe. Ekspertët tërheqin vërejtjen se pijet e forta përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit. Vetëm një pije të cilën e porositni përmban, madje, nëntë lugë sheqer! Kjo sasi është shumë më e madhe sesa sasia e rekomanduar për një person të rritur.

662872

 

Shkencëtarët i kanë rekomanduar Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ta lëshojë një rekomandim në të cilin duhet të thuhet që meshkujt nuk bën të konsumojnë më shumë se tetë lugë të çajit me sheqer në ditë, e femrat jo më shumë se gjashtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” Problem është edhe fakti që shumë njerëz i përziejnë pijet alkoolike me lëngje që gjithashtu përmbajnë sheqer dhe në atë mënyrë rritet dukshëm doza e sheqerit që konsumohet në organizëm. "Nuk ka asgjë të keqe në faktin që të pihet kohë pas kohe alkooli, por për fat të keq shumica e njerëzve konsumojnë shumë alkool, edhe pse nuk mund të themi se janë alkoolistë", ka sqaruar kardiologu Dr. Aseem Malhotra.

(Kosova Sot Online)