Përse thuhet se kurkuma ka vlerë të arit

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 14:46
Përse thuhet se kurkuma ka vlerë të arit

Kurkuma është bimë që përdoret si erzë, me ngjyrë të verdhë. Është vërtetuar se ndihmon kundër shumë sëmundjeve, përfshirë kancerin dhe Alzhaimer-it. Kurkuma përdoret për rregullimin e tretjes, ripërtëritjen e florës së zorrës, pakëson fryrjet, pastron mëlçinë, normalizon menstruacionet, pastron gjakun, ndihmon te artriti...

 

ILAÇI KUNDËR GRIPIT DHE FTOHJES

Ky antibiotik natyral ka efekt kundër inflamacioneve, e pos se e forcon imunitetin vret bakteret dhe shkaktarët e sëmundjeve. Nuk shkakton efekte të dëmshme anësore dhe mikroflorën e zorrës. Duke konsumuar mjaltin dhe kurkumën e përmirësoni tretjen dhe shtoni numrin e baktereve të mira në zorrë.

PËRBËRËSIT:

100 g mjaltë' 1 lugë kurkumë pluhur. Përzieni dy përbërësit, i bashkoni dhe i vendosni në kavanoz të pastër. Porsa të vëreni simptomat e para të kollës e merrni në këtë mënyrë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” Dita e parë: merrni gjysmë lugë ilaç çdo orë; Dita e dytë: merrni gjysmë lugë çdo dy orë; Dita e tretë: merrni gjysmë lugë tri herë në ditë.

(Kosova Sot Online)