Boronicat e kuqe si antibiotikë natyralë

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 14:24
Boronicat e kuqe si antibiotikë natyralë

Kanë sasi të madhe të kaliumit në këto fruta. Studimet kanë treguar se boronica e kuqe ndikon kundër infeksioneve bakteriale ë kanaleve urinare. Boronica parandalon ngjitjen e baktereve nëpër muret e kanaleve urinare. Boronica e kuqe ndikon edhe kundër të thatit në lukth dhe me sukses largon rrezikun nga shfaqjet e sëmundjeve të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve.

 

Fryti i saj është përplot me antocianinë, acide organike që veprojnë si antibiotikë natyralë. Po ashtu, është e pasur me bioflavonoide që ndikojnë si antioksidues, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, që parandalojnë plakjen e organizmit dhe ndikojnë mirë në punën e enëve të gjakut dhe të zemrës, ndikojnë kundër shumë sëmundjeve kancerogjene, sidomos kancerit të gjirit dhe të zorrës së trashë.

Shkaku se boronicat janë të pasura me vitamina A ndikojnë mirë në shikim, ndërsa që te personat që vuajnë nga diabeti ulin nivelin e sheqerit në gjak. Gjatë kohës së gripit dhe ftohjeve, sugjerohet ta konsumoni pasi që është e pasur me vitamina C, prandaj ndikon si masë parandaluese. Nëse keni mangësi të vitaminave C në organizëm, përterini me boronica të kuqe.

(Kosova Sot Online)