Bima shëruese plot minerale, që parandalon plakjen

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 14:27
Bima shëruese plot minerale, që parandalon plakjen

Pangjari ndikon mirë ndaj sistemit imun, kështu që konsumimi i tij sugjerohet të bëhet në rast se vuani nga gripi, bronkiti, kallja e mushkërive dhe sëmundjet në lukth. Në popullo thonë se nuk ekziston diçka e "prishur" në organizëm, të cilën nuk mundet ta "rregullojë" pangjari. Dhe, kjo nuk thuhet pa arsye. Pangjari sot konsiderohet si një ndër perimet më shëruese dhe më të dobishme, e cila është e pasur me vitamina dhe minerale, proteina, yndyrë dhe karbohidrate.

 

Prej mineraleve përmban pothuajse të gjitha - kalcium, kalium, natrium, fosfor, magnez, hekur, fluor, mangan, bakër, jod, squfur, litium. Prej vitaminave më shumë përmban vitamina B1, B2, C, si dhe vitaminën e rrallë në ushqimet bimore, atë B12. Ngjyra e kuqe e pangjarit ndikon në përtëritjen e gjakut, derisa bima ndikon kundër kancerit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Nëse e konsumoni rregullisht, parandaloni humbjen e mineraleve nga ashti i dhëmbëve, plakja ngadalësohet, pasqyra e gjakut përmirësohet, parandalohet arteroskleroza. Po ashtu, pangjari e ul shtypjen e gjakut dhe rregullon atë, ul nivelin e kolesterolit, pastron mëlçinë dhe enët e gjakut.

(Kosova Sot Online)