Super dieta indiane

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 14:33
Super dieta indiane

Në vendet tona gjithnjë e më popullore është mënyra indiane e të ushqyerit, para së gjithash e bazuar në oriz. Kjo dietë bazohet në kuzhinën tradicionale indiane, ku dominojnë ushqimet e pasura me karbohidrate, me shumë erëza ekzotike. Në majën e menysë qëndron orizi me kanellë dhe këri (curry). Këri është erëz shumë popullore, e cila përshpejton metabolizmin më shumë se cilado erëz apo ushqim tjetër. Edhe pse konsumohet në sasi të vogël, këri ka aftësinë e ndalimit të rritjes së indeve yndyrore. Dieta indiane zgjat shtatë ditë, mund të humbni deri shtatë kilogramë. Gjatë ditës mos pini lëngje të tjetra pos ujit dhe çaji të zi, pa sheqer

 

7 DITËT E DIETËS:

Kafjalli: 1 gotë qumësht dhe 1 banane, Dreka: 3 lugë oriz të zier, të erëzuar me kripë, 1 gotë çaj të zi, 2/3 të gotës me oriz të zier me këri, Darka: 1 gotë çaj të zi, 2/3 e gotës perime me këri. Receta për perime me këri: Tri domate i preni në rriska. Qëroni një patëllxhan, e pastroni dhe e ndani në rriska. Dy speca dhe një karotë i preni në rriska të gjata, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, Imët copëtoni 2 thelpinj të hudhrës. Patëllxhanin dhe karotën i piqni në vaj ulliri. Shtoni specat dhe karotën. Zieni në zjarr të lehtë për 15 minuta. Më pas shtoni 1 lugë këri, kripë dhe hudhër. Zieni edhe për 10 minuta.


(Kosova Sot Online)