Kujdes, tri sëmundje që fshihen pas kollës

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 14:27
Kujdes, tri sëmundje që fshihen pas kollës

Shumë persona nuk e vizitojnë mjekun, duke injoruar simptomat e sëmundjeve serioze. Kolla është një nga këto simptoma, e kohëzgjatja e saj zbulon për çfarë problemi bëhet fjalë.

FTOHJA APO GRIPI I "ZAKONSHËM" (1 DERI 2 JAVË)

Kjo është kollë klasike prodhuese, kollë e lagësht që përcillet me rrjedhje të hundës, fyt me inflamacion, dhimbje koke, teshtitje dhe temperaturë.

 

BRONKITI (DERISA DISA JAVË)

Kolla e shkurtë që djeg, që vështirë qetësohet, është shenjë e bronkitit. Fillon ngadalë dhe shpesh keni ndjenjën se nuk bëhet fjalë për diçka serioze, por mendoni se është vetëm ftohje, por me kalimin e kohës shndërrohet në kollë të rëndë me gëlbaz.

INFLAMACIONET E MUSHKËRIVE (DERI NJË MUAJ)

Kur mushkëritë tona infektohen si pasojë e viruseve, baktereve apo kërpudhave, shfaqet kollë e fortë dhe specifike që përcillet me frymëmarrje të vështirësuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, apo mbetje pa frymë. Nëse krahas kësaj ka dhe gëlbaz, ndiheni të lodhur dhe keni temperaturë të lehtë, ka shumë gjasa që keni inflamacion në mushkëri.

ASTMA (KOLLË KRONIKE)

Te astma rrugët e frymëmarrjes tkurren dhe vështirë të merret frymë, ndjeni shtrëngim në gjoks dhe "fishkëllimë" në mushkëri, të përcjellë me kollë të thatë. 


(Kosova Sot Online)