Zbulohet elementi kimik që tregon nëse do të keni shtatzëni të suksesshme

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 09:44
Zbulohet elementi kimik që tregon nëse do të keni shtatzëni të suksesshme

Shkencëtarët kanë zbuluar një element kimik që tregon nëse embrioni do të pranohet nga mitra, zbulim për të cilin ata shpresojnë se do të përmirësojë në mënyrë dramatike suksesin e fertilizimit artificial. Embrionet që kanë qenë të suksesshme kanë prodhuar një element kimik të quajtur tripsinë funksioni i të cilit është që ta përgatit mitrën para implantimit.

Nëse ka mungesë të tripsinës atëherë mitra nuk e pranon embrionin. Deri më tani më pak se 30 për qind e fekondimeve artificiale kanë rezultuar me fëmijë të shëndoshë. Nick Macklon, profesor i gjinekologjisë në Universitetin e Sauthemptonit ka thënë për një të përditshme: “Vetëm një e treta e embrioneve kualitative kanë rezultuar të suksesshëm gjë kjo që lë të kuptohet se ka shumë punë për tu bërë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, ” Deri më tani janë bërë vetëm matjet fillestare për mundësitë reale të pacientëve për të pasur një shtatzëni të suksesshme dhe studimet e mëtutjeshme pritet të sqarojnë dilemat pse disa femra kanë shtatzëni të suksesshme e disa të tjera dështojnë ndonëse janë fekonduar me embrione të kualitetit të njëjtë. 

(Kosova Sot Online)