A është mbipesha fajtore për zhvillim të diabetit?

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 09:47
A është mbipesha fajtore për zhvillim të diabetit?

Kohët e fundit është rritur dukshëm numri i të sëmurëve nga diabeti. Kjo rritje lidhet me të ushqyerit jo të shëndetshëm dhe me mbipeshën. Veçanërisht i shpeshtë është diabeti i tipit 2, i cili paraqitet kur organizmi gradualisht e humb aftësinë që ta përpunojë nivelin e sheqerit në gjak, gjë që sjell deri te niveli i lartë, i cili mundet t’i dëmtojë organet. Me diabetin lidhet ngushtë edhe të ushqyerit jo të shëndetshëm dhe mbipesha. Rritja e madhe e numrit të sëmurëve nga diabeti kërkon marrje të masave urgjente.

 

Më shumë kujdes duhet që t’i shtohet parandalimit të diabetit 2, sepse kjo është mënyra e vetme që sëmundja të vihet nën kontroll. Gjithashtu duhet t’i kushtohet kujdes krizës së mbipeshës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, sepse ajo e nxit rritjen e tipit 2, ushqimi i shëndetshëm të bëhet më i lirë dhe më në dispozicion dhe të nxiten njerëzit që të merren për çdo ditë me aktivitete fizike. 


(Kosova Sot Online)