Specat të efektshëm në luftën kundër sëmundjes së Parkinson-it

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 09:49
Specat të efektshëm në luftën kundër sëmundjes së Parkinson-it

Një studim i ri i publikuar në revistën ‘Annals of Neurology’ ka zbuluar se konsumimi i specit mund të ndikojë pozitivisht në tru dhe që është masë e mirë e parandalimit të zhvillimit të mundshëm të sëmundjes së Parkinson-it. Simptomat e kësaj sëmundjeje përfshijnë dridhjen e trupit, lëvizjet e ngadalësuara, ngurtësinë dhe jostabilitetin. Shkencëtarët nga Universiteti i Uashingtonit e kanë bërë studimin me 490 të sapo sëmiorë dhe 644 persona të shëndetshëm.

 

Janë marrë parasysh edhe shprehitë e tyre të të ushqyerit. Nga të gjitha perimet, më efikasit janë treguar specat. Nëse konsumohen katër herë në javë e reduktojnë rrezikun nga kjo sëmundje për madje 30 për qind. Është konfirmuar, në fakt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, se si specat përmbajnë një dozë të të ashtuquajturës nikotinë ushqimore. Nikotina në speca është e ngjashme me atë të cigareve, por është më pak helmuese dhe dëmton pjesë të tjera të organizmit. 

(Kosova Sot Online)