Shtypja e rritur e gjakut është e mundur që të korigjohet

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 09:50
Shtypja e rritur e gjakut është e mundur që të korigjohet

Madje edhe shtypja pak e rritur te të rinjtë është lidhur me rrezik nga shtresat e rrezikshme të kalciumit në arteret e zemrës 25 vjet më pas. Zhurnali i ‘American Medical Association’ ka publikuar të dhënat e mbledhur nga 4.700 persona. Hulumtuesit nga ‘Northwestern University’ njoftojnë sesi zbulimet e tyre edhe një herë e theksojnë nevojën e kontrollimit të shtypjes së gjakut në një moshë më të re.

 

Sipas tyre, shtypja edhe pak e rritur e gjakut është e mundur që të korrigjohet me ndryshime të stilit të të jetuarit në një afat prej vetëm disa muajve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Për këtë qëllim ekspertët rekomandojnë reduktimin e konsumimit të kripës, konsumimin e pemëve dhe perimeve, aktivitetet më të shpeshta fizike dhe kontrollin e peshës trupore. Përveç këtyre, është i rëndësishëm kufizimi i konsumimit të alkoolit dhe kohëzgjatja e mjaftueshme e gjumit. 

(Kosova Sot Online)