Lexoni edhe:
Ja kush thotë: Luiz ti je fituesi
Ushqimet e pasura me selen përmirësojnë gjendjen e pacientëve me Alzheimer, sipas të dhënave të paraqitura së fundmi nga studiuesit kinezë.
Studimi i ri tregon se përbërësit e pasur me selen mund të parandalojnë inflamacionin dhe stresin oksidativ.
Një ekip i përbashkët kërkimor me studiues nga Instituti i Mikrobiologjisë i Akademisë së Shkencave të Guangdong dhe institucione të tjera sugjeron mekanizmin e mundshëm ndërhyrës të përbërësve të pasur me selen për të përmirësuar pacientët me Alzheimer.
Ja kush thotë: Luiz ti je fituesiLexoni edhe:
Elementë të tillë janë të pranishëm në shumë bimë dhe mikroorganizma, si perimet, majaja dhe kërpudhat.
Studimi tregoi gjithashtu se hidroliza enzimatike dhe përpunimi fizik (si nxehtësia, presioni i lartë dhe trajtimi me mikrovalë) janë teknikat kryesore për modifikimin e vetive të selenit dietik.
Rezultatet e studimit u publikuan në revistën Critical Reviews in Food Science and Nutrition.
Alzheimer është një sëmundje neurologjike e karakterizuar nga humbja e kujtesës dhe një rënie në aftësinë e të mësuarit dhe mund të pengojë aftësinë e një personi për të kryer aktivitetet e përditshme dhe dëmtonë cilësinë e jetës së tyre.
Ka një interes në rritje për vetitë e dobishme të një diete, veçanërisht një dietë e pasur me selen, për pacientët me Alzheimer.
(Kosova Sot Online)