Ja kush thotë: Luiz ti je fituesi

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 22:09
Ja kush thotë: Luiz ti je fituesi

Pasi u skualifikua nga Big Brother Albania VIP,  Ermiona Lekbello  ka dhënë një mesazh të fortë dhe shumë mbështetës për Luiz Ejllin, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, ajo shkruan se Luizi do i mungojë dhe se e do shumë, e po ashtu se ata janë fitues e jo humbës. Madje, Ermiona nuk nguron të thotë se ai është fitues i këtij edicioni.

“Do më mungosh të dua fort. Ne jemi fitues jo humbës. Ti je fituesi!”- shkruan Ermiona, krah videos ku përshëndetet me Luizin për herë të fundit, para se të linte shtëpinë.

Kujtojmë që Ermiona kishte më shumë afërsi me Luiz Ejllin, të cilin ia ka shprehur hapur mbështetjen edhe brenda shtëpisë.

Image

(Kosova Sot Online)