
Lexoni edhe:
Luizi 'tradhëtohet' sërish në 'Big Brother Albania VIP'
Është zbuluar një metodë e re për diagnostikimin e osteoartritit, formës më të shpeshtë të artritit. Aktualisht nuk ka asnjë analizë për zbulimin e kësaj sëmundjeje, gjë që ndikon që ajo të zbulohet vetëm pasi që sëmundja të ketë përparuar aq shumë, sa që metoda e vetme e shërimit, të ketë mbetur operacioni. Metoda e re diagnostikuese është shpikur nga shkencëtarët britanikë.
Luizi 'tradhëtohet' sërish në 'Big Brother Albania VIP'Lexoni edhe:
Me anë të kësaj analize të thjeshtë shpresohet se artriti do të zbulohet një dekadë më herët sesa tani, gjë që ofron mundësi më të mëdha shërimi dhe parandalimi. Forma më e rëndomtë e artritit, osteoartriti, shkaktohet nga shtjerja e kërcit të nyjave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Metoda e zbuluar nga shkencëtarët e Universitetit "Warwick" tani mundëson diagnostikimin e kësaj sëmundjeje vetëm nga një pikë gjak, meqë është parë se gjaku i personave me këtë sëmundje përmban nivele më të larta të dy përbërësve, sesa gjaku i njerëzve të shëndoshë. Saktësia e kësaj analize është tepër e lartë, kurse kostoja jo fort e madhe.
(Kosova Sot Online)