Pse hapen më shumë sytë në rast të frikës?

  • A.P /
  • 24 March 2023 - 14:26
Pse hapen më shumë sytë në rast të frikës?

Hulumtuesit, të udhëhequr nga Prof. Adam Anderson prej 'College of Human Ecology of Cornell University', kanë publikuar studimin e tyre në revistën 'Psychological Science', në të cilin sugjerojnë që shprehjet e fytyrës bazohen në reagimet emocionale që bëjnë që sytë tanë të përqendrohen në zbulimin e kërcënimeve të paidentifikuara.

 

Kur sytë hapen më shumë, siç bëjnë në rast të frikës, hulumtuesit thonë se një gjë e tillë e rrit ndjeshmërinë dhe zgjeron fushën tonë të shikimit për ta identifikuar rrezikun e mundshëm. Në anën tjetër, kur sytë tanë mbyllen për shkak të neverisë, kjo e bllokon dritën dhe bën që të përqendrohen për ta përcaktuar burimin e pakënaqësisë sonë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Ekipi thotë se zbulimet e tyre sugjerojnë që shprehjet e fytyrës së njeriut bëhen për shkak të reagimeve adaptuese ndaj stimuluesve në mjedisin tonë, jo si sinjale sociale të komunikimit, gjë që i mbështet teoritë e Charles Darwin-it për evolucionin e emocioneve nga shekulli i 19-të. 

(Kosova Sot Online)