
Lexoni edhe:
Ja pse përloten Luizi dhe Kiara
Apnea, ndërprerja e përkohshme e frymëmarrjes në gjumë, shkakton bllokim të përkohshëm të rrugëve të frymëmarrjes dhe ashtu mundet të sjellë deri te inhalacioni i përmbajtjeve nga fyti në mushkëri. Studimi i shkencëtarëve tajvanezë zbulon rrezikun më të lartë nga inflamacioni i mushkërive te personat me apne, ndërprerjen e përkohshme të frymëmarrjes në gjumë.
Ja pse përloten Luizi dhe Kiara Lexoni edhe:
Siç shkruan 'canadian Medical Association Journal', rreziku nga inflamacioni i mushkërive ka qenë edhe më i rritur te personat me apne më të theksuar. Në studim janë përdorur të dhënat e mbledhura nga 34.100 persona në një periudhë 11-vjeçare.
Ekspertët i sqarojnë rezultatet me faktin që apnea shkakton bllokim të përkohshëm të rrugëve të frymëmarrjes dhe ashtu e pamundëson rrjedhën e oksigjenit, gjë që mund të sjellë deri te inhalacioni i përmbajtjeve nga fyti në mushkëri dhe zhvillimi i inflamacionit të mushkërive, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Rreziku për inflamacion të mushkërive i lidhur me apne ka qenë edhe më shumë i rritur në kombinim me problemet e tjera shëndetësore, siç janë për shembull sëmundjet e zemrës, diabeti dhe demenca.
(Kosova Sot Online)