Mungesa e gjumit e trashë belin

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 09:39
Mungesa e gjumit e trashë belin

Hulumtimi i bërë në Britaninë e Madhe, gjumin e mangët e ndërlidh me mundësi të shtuar për grumbullimin e indit yndyror në hapësirën e abdomenit. Të dhënat e grumbulluara nga 1.615 persona të rritur tregojnë se si personat që flenë mesatarisht më pak se gjashtë orë kanë rreth 3 centimetra bel më të trashë sesa personat që flenë mesatarisht nëntë orë.

Ekspertët nga "University of Leeds" besojnë se si rezultatet e tyre janë dëshmi që lidhja midis pagjumësisë shton rrezikun për sëmundje matabolike, si diabetit, tipi 2. Gjumi jo i mjaftueshëm edhe në studimin tjetër është lidhur edhe me pakësimin e kolesterolit të mirë në gjak. Ky lloj i kolesterolit ndihmon në heqjen e yndyrave nga organizmi, si dhe mbron nga sëmundjet e zemrës. 

(Kosova Sot Online)