Dafina bën mrekullinë për organizmin

  • E.K /
  • 05 April 2023 - 10:25
Dafina bën mrekullinë për organizmin

Dafina përmban shumë veti shëruese, prandaj edhe vepron në procesin e tretjes, derisa vaji i shtrydhur nga bimët e freskëta shëron dhimbjet e muskujve dhe nxit qarkullimin më të mirë të gjakut.

Dafina në mënyrë pozitive ndikon edhe në disponim, ndihmon në shërimin e histerisë, shëron lukthin, bronkitin dhe gripin. Për të hequr me sukses gripin ose bronkitin duhet të zieni tri gjethe të imtësuara të dafinës, në 250 ml ujë të ftohtë. Kur të valojë, e lini të mbuluar për 10 minuta. Procedoni dhe ia shtoni lëngun e limonit dhe shtoni dy lugë mjaltë.

(Kosova Sot Online)