Uji është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin

  • A.P /
  • 05 April 2023 - 14:36
Uji është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin

Uji është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin tonë. Marrja adekuate e lëngjeve na ndihmon të përmirësojmë tretjen, të përshpejtojmë metabolizmin dhe të rregullojmë temperaturën e trupit.

Kur nuk pimë ujë ose kur e humbasim atë shpejt (përmes djersitjes, të vjellave ose diarresë), mund të ndodhë dehidratim. Gjithashtu, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online", disa barna (diuretikë) mund të çojnë në rritjen e urinimit dhe dehidratimit.

Nëse pyesni se si të kuptoni se trupit i mungon uji, kushtojini vëmendje këtyre simptomave, këshillon Klinika e Cleveland.

Shenjat që tregojnë se trupit i mungon uji përfshijnë:

Dhimbje koke

Konfuzion

Lodhje

Marramendje

Dobësi

Tharje e gojës

Rrahje të shpejta të zemrës

Presionin e ulët të gjakut

Humbje e oreksit

Dëshirë e shtuar për sheqer

Skuqje e lëkurës

Këmbët e enjtura

Ngërçet e muskujve

Intoleranca ndaj nxehtësisë ose të ftohtit

Kapsllëk

Urinë me ngjyrë të errët.

(Kosova Sot Online)