Bakteret e zorrëve, rrezik për mbipeshë

  • E.K /
  • 11 April 2023 - 09:52
Bakteret e zorrëve, rrezik për mbipeshë

Bakteret e pranishme në jashtëqitjen e parë të porsa të lindurit, mund të tregojnë për rrezikun nga mbipesha në moshën prej tre vjetëve, kanë pohuar shkencëtarët finlandezë.

Me ndihmën e mostrave të gjeneve nga jashtëqitja që ishin marrë nga 212 foshnja nga universiteti në Oulu, është konstatuar se si prania e madhe e baktereve "Bacteriodetes" dhe ajo "Proteobacteria" ndërlidheshin me gjasat e mëdha që një fëmijë që reket nga mbipesha. Gjatë hulumtimit të ekspertëve finlandezë po ashtu është konstatuar se si aplikimi i antibiotikëve mund të ndryshojë florën e zorrës në moshën më të hershme të jetës.

(Kosova Sot Online)