Ja si duhen vendosur ushqimet në frigorifer për të shmangur helmimet

  • A.P /
  • 28 April 2023 - 14:46
Ja si duhen vendosur ushqimet në frigorifer për të shmangur helmimet

Rreth 25% e helmimeve nga ushqimi janë për shkak të vendosjes jo të duhur të produkteve ushqimore në frigorifer. Nëse ushqimi ndodhet në zona që nuk e ftohin mirë atë, mikroorganizmat patogjenë do të riprodhohen me shpejtësi, duke shkaktuar helmimin. Prandaj, është e nevojshme të dini se cilat zona janë të duhurat për çdo lloj ushqimi në frigorifer.

Shumë herë ka një tendencë për të mbushur hapësirat në frigorifer, për të futur brenda tij sa më shumë ushqim të mundemi. Por, frigoriferi duhet organizuar sipas ushqimit që do të ruhet aty.

 

Pjesa e sipërme – Është një zonë e ftohtë, me një nivel të mjaftueshëm të temperaturës për ushqimin që fillon të konsumohet dhe është i hapur. Ky është rasti i salsiçeve, djathrave, konservave apo ëmbëlsirave.

Zona më e ftohtë – Aty rekomandohet të rezervoni ushqime që prishen, si mishi i papërpunuar dhe peshku, si dhe ushqimet që do të shkrihen.

Sirtari i poshtëm – Për këtë raft rekomandohet që të rezervohen ushqime që nuk kanë nevojë të jenë shumë të ftohta për t’u ruajtur. Ky është rasti i frutave dhe perimeve. Nëse këto ushqime ftohen shumë, mund të prishen. Sirtari funksionon si izolues nga i ftohti për këtë lloj ushqimi.

Dera – Zona më pak e ftohtë e frigoriferit. Në të, ushqimet e përshtatshme për të zënë vend në këtë sipërfaqe janë pijet, salcat (ketchup, majonezë, mustardë…) dhe gjalpi.

Së fundi, mbani mend se vezët, megjithëse në frigorifer ka vend specifik për to te dera, nuk duhet të vendosen aty për shkak të ekspozimit të tij ndaj ndryshimeve të vazhdueshme të temperaturës gjatë hapjes dhe mbylljes së tij.

(Kosova Sot Online)