Luizi: Zhaklina ta ndajë mendjen a do të jetë opinioniste apo banore

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 16:43
Luizi: Zhaklina ta ndajë mendjen a do të jetë opinioniste apo banore

Në gjykimin e tyre që japin herë pas herë në prime, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë komentuar opinonistët, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Luiz Ejlli është i mendimit se Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari nuk janë të ftohte në opinionet e tyre por anojnë sa të njëri banor te tjetri.

Ai madje i krahasoi opinionistët me edicionin e shkuar ku ka thënë se opinionistja e vitit të shkuar ka mbajtur gjatë gjithë kohës anën e një banori.

“Jena fiks si vjet. Vjet ka qenë një opinionist X person, nuk po jap emër që ka mbajtur anën e një banori, gjithë kohës”, tha Luizi.

Teksa Krist Aliaj tha se nuk e di, Ejlli shtoi: “Ta them unë, Balina Donaldit, ka mbajtur anën e Donaldit”.

Me këtë deklaratë ai la të kuptohet se edhe këtë vit një x opinionist mban shumë anën e një banori dhe sulmon Luizin. Nga përballjet që kemi parë mund të bëhet fjalë për Zhaklinën.

Këngëtari i tha Krist Aliajt se kur i bëri komente Jori Dellit për bikinit, Zhaklin Lekatari i quajti ‘seksist’, ndërsa kur Kristi tha ‘steriotipe’, ajo nuk komentoi.

Kristi tha se nuk komentoi se ai kishte të drejtë, por Luizi iu kthye dhe i tha se ‘nuk tha gjë se është me ty’ dhe ‘nuk do me të nxjerrë ty keq’.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Zhaku nuk flet për 5 milionë.

Luizi: Zhaku flet për ty.

Krisit: Po mirë, ankohu ti atëherë.

Luizi: Unë të ankohem?

Kristi: Zhaklina kupton situatat shumë mirë.

Luizi: Zhaklina ta ndajë mendjen a do me u bërë opinioniste apo banore, këtë nuk e ka ndarë akoma ajo, për t’u bërë krah me ty.

Kristi: Po të tregosh se nuk i dëgjon fare opinionet, thuaj mos flisni fare.

Luizi: Unë i dëgjoj, se i kam dëgjuar po t’i them dhe nuk është faji jot.

Qetsori: Dikush ka besim te fjala e opnionistit, dikush jo.

Luizi: Ata të dy janë njerëz që janë zgjedhur, profesionistë për t’u ulur në ato karrige dhe paguhen për atë punë. Dhe si çdo njeri, qoftë edhe Arbana e kanë një preferencë, qoftë për ty, për Qetsorin, Efin ose mua. Profesionalizmi i tyre i bën me qenë të ftohtë, të akullt dhe të pakuptueshëm. E kundërta e asaj që ndodh me Zhakun, kaq.

Efi: Kjo është e vërtetë.

Luizi: Më shumë u mërzit Zhaku se nuk dole ti finalist i tretë, se sa ti.

Nita: Kjo është vënë re edhe kur kanë ardhur në shtëpi.

Luizi: Hajde, futu banore në shtëpi dhe bëj aleancë me të.

(Kosova Sot Online)