Boronicat mund të përmirësojnë terapinë e kancerit

  • E.K /
  • 18 May 2023 - 12:36
Boronicat mund të përmirësojnë terapinë e kancerit

Ekstraktet e boronicave në kombinim me radioterapinë mund ta përmirësojnë efikasitetin e terapisë për shërimin e kancerit të qafës së mitrës. Terapia me rrezatim është shpesh zgjidhje e onkologëve në shërimin e kancerit të qafës së mitrës. Por, gjatë rrezatimit, pos qelizave të dëmshme, shkatërrohen edhe qelizat përreth.

Ekspertët gjithnjë janë në kërkim të metodave të reja sa më pak të dëmshme. Në studim janë përfshirë ekstraktet e boronicave për t'i bërë më të ndjeshme qelizat e kancerit në radioterapi, marrë parasysh faktin se boronicat përmbajnë shumë flavonoide, që kanë efekt kundër inflamacioneve, kundër baktereve dhe antioksidues. Qelizat e trajtuara me kombinimin e ekstrakteve kanë treguar zvogëlimin më të madh të qelizave të kancerit, madje për 70 për qind. Shkencëtarët besojnë se ekstraktet e boronicave ndikojnë në mënyrën duke zvogëluar qelizat e tumoreve, por, edhe e përshpejtojnë vdekjen e qelizave të kancerit.

(Kosova Sot Online)