Alkooli të bën të hash më shumë

  • E.K /
  • 01 June 2023 - 09:26
Alkooli të bën të hash më shumë

Pirja e më shumë se tri gotave të mëdha të verës, mund t'ju bëjë që ta kaloni "vijën e kuqe" dhe që, brenda 24 orësh, të konsumoni edhe 6300 kalori më shumë. Kaloritë shtesë mund të bëjnë që për një ditë të vetme, të shtoni rreth 1 kile, ka treguar studimi i bërë në grupin prej 2042 personave, gjë që e kishte bërë agjencia "YouGov".

Rreth një e treta e të të anketuarve që konsumojnë alkool, kanë thënë se kalimi i "vijës së kuqe", i shtie që të hanë më shumë. Shoqata britanike për kontrollin e peshës trupore, "Slimming World", ka bërë të ditur se rreth gjysma e të të anketuarve që kanë deklaruar se alkooli iu ndikon në atë sa hanë, po ashtu kanë thënë se pirja e tepërt ndikon edhe në zvogëlimin e aktiviteteve trupore. 

(Kosova Sot Online)