Ja disa nga shenjat që na mungon një nga vitaminat kryesore

  • A.P /
  • 02 June 2023 - 14:32
Ja disa nga shenjat që na mungon një nga vitaminat kryesore

Vitamina A është një nga vitaminat më të rëndësishme të nevojshme për shikim të shëndetshëm, sistemin imunitar, pjellorinë dhe lëkurën dhe kur mungon, mund të sjellë pasoja të shumta. Edhe pse mungesa e kësaj vitamine ndodh disi më rrallë në vendet e zhvilluara të botës, gratë shtatzëna, nënat në gji, foshnjat dhe fëmijët në zhvillim kanë një rrezik të shtuar, transmeton Healthline.

 

Po kështu, disa diagnoza si fibroza cistike dhe diarreja kronike mund të rrisin gjithashtu rrezikun e mungesës së vitaminës A.

Sipas mjekëve, këto janë shenjat që tregojnë një mungesë të mundshme të kësaj vitamine thelbësore tek njerëzit:

Lëkurë të thatë
Sy të thatë dhe të irrituar
Verbëria e natës
Infertiliteti dhe problemet me konceptimin
Vonesa në rritje dhe zhvillim
Infeksione të shpeshta të fytit dhe gjoksit
Shërimi i ngadalshëm i plagëve
Problemet e lëkurës si puçrrat ose aknet.

(Kosova Sot Online)