Rrushi është bombë prej sheqeri

  • E.K /
  • 05 June 2023 - 11:05
Rrushi është bombë prej sheqeri

Pema me më së shumti sheqer është rrushi. Edhe pse ky sheqer është më i shëndetshëm se ai i papërpunuar, prapëseprapë duhet pasur kujdes në konsumimin e tij, sidomos nëse keni telashe me diabetin apo provoni të humbni në peshë.

Mandarinat - Bëjnë pjesë në llojin e pemëve me përqindjen më të lartë të sheqerit dhe në 85 gramë mesatarisht përmban nëntë gramë sheqer. Rrushi - Rrushi posedon 4, 8 gramë sheqer më shumë se sa mandarinat. Një porcion prej 85 gramë rrush përmban rreth 13 gramë sheqer dhe 57 kalori.

Mango - Pema e preferuar tripokale, që është një shtesë e hatashme për jogurt, përmban 12.7 gramë sheqer. Është e pasur me kalori dhe vlerësohet se në 85 gramë mango ka 60 kalori.

Fiku - Posedon të njëjtën sasi të sheqerit sikurse edhe rrushi, por kanë edhe pesë kalori më shumë. Rreth 85 gramë fik përmbajnë 13.8 gramë sheqer dhe 62 kalori.

Shega - Shega është e pasur me sheqer dhe kalori. Porcioni prej 85 gramë përmban rreth 11.6 gramë sheqer dhe 70 kalori, prandaj duhet pasur kujdes në knsumimin e saj.

Bananet - Kjo pemë është e pasur me sheqer, kështu një porcion nga 85 gramë përmban 10.1 gramë sheqer. Po ashtu, bananet kanë kalori dhe mesatarisht kanë rreth 76 kalori.

(Kosova Sot Online)