Pirja e çajit ndihmon në humbjen e peshës ose mirëmbajtjen e saj

  • A.P /
  • 06 June 2023 - 14:22
Pirja e çajit ndihmon në humbjen e peshës ose mirëmbajtjen e saj

Përveç fuqisë së mirënjohur të çajit për të qetësuar dhimbjet e fytit, ai ndihmon në parandalimin e kancerit dhe diabetit, dhe madje ndihmon të humbni në peshë.

“Pirja e çajit ndihmon në humbjen e peshës ose mirëmbajtjen e saj, sepse mbush boshllëkun e pijeve që janë të larta në sheqer dhe kalori,” thotë Josh Axe, themelues i Ancient Nutrition.

 

Përveçse janë miqësore me kalori (çaji i pa ëmbëlsuar është në thelb ujë me aromë bimore), disa çajra kanë përbërës të pasur me antioksidantë që mund të nxisin humbjen e peshës, duke promovuar gjithashtu përfitime të tjera shëndetësore, siç është gjumi më i mirë.

Megjithatë, vlen të theksohet se nevojiten kërkime të mëtejshme për të konfirmuar marrëdhënien e saktë midis çajit dhe humbjes së peshës.

Gjithsesi ja disa lloje çajrash që përmirësojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë të humbni në peshë

Çaj bimor, me mente: Ndonëse disa njerëz betohen se pirja e një filxhani çaji nenexhik mund të shmangë dëshirat për ushqim, ka shume pak prova që e vertetojne. Megjithatë, ka studime që sugjerojnë se ndihmon në tretje dhe në lehtësimin e dhimbjes së stomakut.

Çaj kamomil: Kamomili ka veti qetësuese. Ja përse këshillohet të pihet para se të flenë nga të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia ose nuk bëjnë gjumë të qetë. Ai ndihmon në tretjen dhe problemet me zorrët, qetëson dhimbjet e barkut, është anti-inflamator, lehtëson dhimbjet menstruale dhe problemet me dhimbjet e kokës.

Çaj bimor, me fruta: Numri i varieteteve të çajit me fruta është i pafund, gjë që i bën ato një opsion të shkëlqyeshëm për të ndryshuar pijet ditore, për të mbajtur një dietë të larmishme.

Çaji jeshil: Ul tensionin e lartë të gjakut. Ul sheqerin në gjak. Polifenolet dhe karbohidratet e çajit jeshil janë efektive në uljen e sheqernave në gjak. Ka shumë studime që tregojnë që katekina e çajit jeshil është efektive në parandalimin e kancerit. Çaji jeshil përmirëson sistemin e imunitetit për arsye të përqendrimit të lartë të polifenoleve dhe flavenoideve. Antioksiduesit e çajit jeshil ulin kolesterinën. Çaji jeshil i gradës së lartë përmban më shumë polifenole se çaji i zakonshëm. 

(Kosova Sot Online)