Si të shërohet fshika e urinës pa antibiotikë?

  • E.K /
  • 12 June 2023 - 12:47
Si të shërohet fshika e urinës pa antibiotikë?

Soda e bukës përdoret në kuzhinë, por edhe në mjekësi. Për qëllime shëndetësore më së shpeshti përdoret te kthimi i acidit nga lukthi në ezofag. Por, soda e bukës mund të përdoret edhe për trajtimin e infeksioneve urinare. Shkaku i inflamacionit të fshikës urinare më së shpeshti është bakterial, e simptomat përfshijnë djegien gjatë urinimit, dhembjet në bark dhe urinën e turbullt, apo me gjak.

Për shtatë ditë, në mëngjes, duhet pirë sodë të bukës mjekësore, të shkrirë në 1 dcl të ujit dhe ta pini. Këtë procedurë mund ta përsëritni edhe gjatë ditës. Sodën mjekësore bikarbone mund ta blini në barnatore. Përdorimi i sodës së bukës mund ta rritë nivelin e natriumit në organizëm, për çka disa njerëz mund të kenë probleme të veçanta. Për çdo rast, konsultohuni me mjekun tuaj. 

(Kosova Sot Online)