Një ilaç për 24 orë

  • 17 June 2023 - 10:05
Një ilaç për 24 orë

Rreth katër milionë njerëz nëpër botë vdesin si pasojë e sëmundjeve respiratore. Arsyeja kryesore për përkeqësimin e gjendjes së pacientëve është përdorimi jo i duhur i inhalatorëve. Për këtë arsye, tashmë në treg janë dy ilaçe të reja me pompë dhe shumë të thjeshtë për t'i përdorur. Terapitë janë në dispozicion nga gushti i këtij viti dhe dedikohen shërimit të astmës dhe sëmundjeve kronike të mushkërive. Marrë parasysh se janë vetëm 28 për qind njerëzve që përdorin këta inhalatorë, qëllimi ishte që t'ju ofrohet diçka më e thjeshtë dhe të merret njëherë në ditë.

Njëri ilaç është për astmë e tjetri për sëmundjet kronike të mushkërive. Efekt kanë për 24 orë dhe një pompë me 30 ilaçe zgjat një muaj. Merren një herë në ditë, që është treguar shumë më efikase sesa terapitë që janë përdorur në dhjetë vitet e fundit, që janë përdorur dy herë në ditë dhe efektin e kishin dyfish më pak. Më shumë se 90 për qind e pacientëve kanë kontroll të dobët të astmës, që sjell deri te hospitalizomi i njerëzve dhe kanë sulme astmatike. Po ashtu, sipas ekspertëve dhe mjekëve, problemi më i madh është njohja dhe pranimi i sëmundjes.

(Kosova Sot Online)