Pilula e bërë nga celuloza që e absorbon ujin dhe e mposht mbipeshën

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 13:53
Pilula e bërë nga celuloza që e absorbon ujin dhe e mposht mbipeshën

Mjekët kohë më parë kanë prezantuar pilulën e re, që u ndihmon pacientëve me mbipeshë që u ndihmon të humbin 10 për qind të peshës së tyre. Pilula është quajtur "Gelesis100", është bërë nga celuloza e ekstrakteve të bimëve. Kur të arrijë në stomak, absorbon ujin deri në 100 herë në masën e tij origjinale, duke ndihmuar ta largojë urinë. Grimcat në mënyrë graduale shpërbëhen dhe kalojnë përmes trupit.

Tretmani pritet që të jetë në dispozicion për mjekët brenda dy vjetëve. Gjatë hulumtimit te "Liverpool's Aintree University Hospital", një e pesta e të rriturve kishin humbur dhjetë për qind, apo më shumë, të peshës së tyre trupore brenda vetëm gjashtë muajve. Hulumtuesit po ashtu kanë vërejtur se rënia në nivelin e sheqerit te pacientët, redukton rrezikun për t'u prekur nga diabeti, tipi 2. Profesori që kishte udhëhequr me studimin John Wilding, me këtë rast ka thënë: 'Është kjo një ide e thjeshtë dhe ka përfitimet e mos të qenët nën ndikimin e barnave. E merrni pilulën, qëndron në stomakun tuaj dhe ju ndiheni të ngopur.

(Kosova Sot Online)