Bomba me plot vitamina kundër sëmundjeve

  • E.K /
  • 19 June 2023 - 13:33
Bomba me plot vitamina kundër sëmundjeve

A ftoheni shpesh dhe shumë jeni të ekspozuar ndaj viruseve? Atëherë me siguri se keni sistem të dobët imun. Në këtë rast, pos ushtrimeve të rregullta dhe ushqimit, imunitetin mund ta forconi edhe me ndihmën e këtij koktejit natyral. Kur ta shijoni "kavanozin e shëndetit" do të befasoheni se sa shpejt vitaliteti kthehet, e këtë sezon të ftohtë sëmundjet vetëm mund t'ju anashkalojnë.

PËRBËRËSIT

400 g mjaltë; 3 limonë; 2 rrënjë xhenxhefili (rreth 250 g). Përgatitja: qëroni xhenxhefilin. Copëtoni limonët në copëza dhe i vendosni në blender, me lëvore dhe bërthamë dhe e imtësoni mirë. Shtoni xhenxhefilin në blender dhe e përzieni bashkë me limonët. Përzierjen e shtoni në mjaltë, të cilin do të ishte mirë ta tretni paraprakisht.

KONSUMIMI

 Për çdo mëngjes shtoni një lugë në ujin e vakët apo në çajin e ngrohtë dhe e pini, shpejt do t'i dalloni rezultatet.

(Kosova Sot Online)