Ekspertët tregojnë disa përparësi pse është mirë që të hani banane

  • S.A /
  • 01 July 2023 - 09:00
Ekspertët tregojnë disa përparësi pse është mirë që të hani banane

Ekspertët shëndetësorë kanë thënë se ngrënia e një bananeje pak të gjelbër për çdo ditë, mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit, tek personat që kanë histori familjare të kësaj sëmundjeje, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në bazë të studimeve të bëra, ekspertët thanë se ka dalë që gjatë dy viteve, ngrënia e bananeve ka reduktuar disa lloje kanceri deri në dy të tretat e tij, raporton The Sun.

Sipas studimit, bananja e gjelbër zvogëlon rrezikun e prekjes nga kanceri, edhe tek personat që në familjen e tij nuk ka pasur dikë më herët të prekur nga kjo sëmundje .

Gjithashtu, sipas studimeve, kjo lloj banane redukton rrezikun një sërë kanceresh, diku deri në 60 për qind.

(Kosova Sot Online )