Stresi dhe sëmundjet e zorrëve

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 17:33
Stresi dhe sëmundjet e zorrëve

Sidroma e zorrëve irrituese: çfarë është dhe si të luftohet kundër kësaj sëmundje? A e dini që çrregullimet e funksionimit në sistemin tretës janë sëmundjet më të shpeshta të njeriut të kohës moderne? Një sëmundje si kjo është edhe sindroma e zorrëve të irrituara, të cilën më së shpeshti e shkakton stresi. Sindroma e kësaj sëmundje është kapsllëku, i cili më pas përcillet me dhimbje të forta në pjesën e poshtme të barkut. Po ashtu, shfaqen edhe disa simptoma të tjera: fryrje, gromësirë, ndjenjë të ngopjes menjëherë pas ushqimit, etj.

Po ashtu, jotoleranca në ushqimin e caktuar shpeshherë përcjell sindromën e zorrëve irrituese. Në raste të tilla këshillohet eliminimi i dietave, si dhe me ndihmën e mjekut të largohen nga menyja ushqimet që e shkaktojnë një problem si ky. Me shmangien e stresit, një nga mënyrat e tjera për largimin e kësaj sëmundje është edhe përzgjedhja e ushqimeve, të cilat mund të shkaktojnë çrregullime në zorrë. Do të ishte mirë të hani sa më shumë mollë, dardhë, perime të gjelbra dhe nga drithërat hani elb. Te një pjesë e pacientëve sugjerohen ushtrimet fizike, pasi ashtu shmangin stresin dhe tensionin.