Rrepka, burim i shëndetit

  • E.K /
  • 10 July 2023 - 15:21
Rrepka, burim i shëndetit

Rrepka ofron veti të shëndetshme për organizmin e njeriut. Ja disa prej tyre.

REDUKTON KANCERIN

Rrepka përmban përbërës kundër kancerit. Po ashtu, është e pasur me vitamina C që veprojnë si antioksidues i fuqishëm për të parandaluar dëmtimin e brendshëm nga radikalet e lira, kështu reduktojnë rrezikun për kancer.

PËRMBAN FIBRA QË LUFTOJNË KAPSLLËKUN

Rrepka posedon sasi të madhe me fibra dhe kjo ndihmon në pastrimin e ushqimit të ngecur në zorrën e trashë. Po ashtu, përmban lëngje tretëse, që është mirë për sistemin tretës.

PËRMBAN KALIUM QË RREGULLON SHTYPJEN E GJAKUT

Rrepka është burim për kalium, që kontribuon në dobi të ndryshme për shëndetin. Kaliumi ndërlidhet edhe me uljen e shtypjes së lartë të gjakut, sepse relakson enët e gjakut duke e përmirësuar qarkullimin e gjakut.

PËRMBAN VITAMINA B PËR SHËNDETIN E LËKURËS

Fosfori, vitamina C, zinku dhe disa vitamina të kompleksit B janë të pranishme në rrepkë që janë të dobishme për shëndetin e lëkurës. Po ashtu, rrepka përmban ujë që po ashtu kontribuon në shëndetin e lëkurës.