Mushmolla po kthehet në modë

  • E.K /
  • 11 July 2023 - 20:07
Mushmolla po kthehet në modë

Mushmolla me plot të drejtë po kthehet në menynë e përditshme shkaku i përbërësve të saj shërues. Mushmolla është pemë e fortë kundër infeksioneve që ndikon mirë në gjithë organizmin. Me shekuj përdoret për shërimin e problemeve me tretjen - shëron infeksionet në zorrë dhe lukth, eliminon fryrjet. Shkaku i efektit të saj kundër baktereve dhe kundër viruseve, ndihmon te bajamet e infektuara dhe lehtëson organet e frymëmarrjes. Është e pasur me përbërës shërues dhe ushqimor. Posedon proteina, karbohidrate, taninë, pektinë, acide organike.

Po ashtu, është e pasur me vitamina C dhe vitaminat e grupit B. Është burim i kaliumit, kalciumit, hekurit dhe magnezit. Pektina e pranishme ndikon në uljen e kolesterolit, përmirëson punën e zorrëve, parandalon kapsllëkun dhe ndihmon në shërimin e infeksioneve të ndryshme në organizëm. Fryti i gjelbër nuk është i mirë për ta konsumuar, por në formë të çajit zbut dhe shëron shumë probleme shëndetësore. Parandalon diarenë dhe gjakderdhjen. Gjethet po ashtu janë të shëndetshme kur të mblidhen në pranverë, e sidomos janë të shëndetshme në parandalimin e gjakderdhjes dhe shërimin e mishit të dhëmbëve dhe gojën në përgjithësi.

(Kosova Sot Online)