A e dini sa kafe në ditë duhet të pini?

  • A.P /
  • 06 August 2023 - 11:13
A e dini sa kafe në ditë duhet të pini?

Kafja është thelbësore, madje disa e konsiderojnë si karburant. Nëse konsumoni dy deri në tre filxhanë kafe në ditë, do të jetoni më gjatë dhe sipas studiuesve do të jeni më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kjo vlen për të gjitha llojet e kafesë.

 

Studiuesit analizuan të dhënat e 450,000 personave me një moshë mesatare prej 58 vjeç. Studimi zgjati 12 vite, gjatë të cilave 27,809 (6,2%) vdiqën ndërsa 43,173 (9,6%) u diagnostikuan me sëmundje kardiovaskulare dhe 30,100 (6,7%) me aritmi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Shumica zakonisht pinin kafe turke (44%), 15% pinin kafe pa kafeinë, ndërsa 22% nuk pinin fare kafe. Sipas studimit, ata që pinin dy deri në tre kafe në ditë kishin më shumë gjasa të jetonin më gjatë në krahasim me ata që nuk pinin kafe fare.

E njejta gjë vlente edhe për sëmundjet kardiovaskulare. Reduktimi i gjasave për sëmundje kardiovaskulare ishte 20%.

(Kosova Sot Online)